I falem jetës që më ka dhënë kaq shumë
Më ka dhënë rrezet e dritës
që kur hapen
Më bëjnë që ta dalloj me
qartësi të zezën nga e bardha
Dhe sipër në qiell, sfondin
e saj yjor
Dhe nga gjithë turma
Te dalloj burrin që dua
I falem jetës që më ka dhënë
kaq shumë
Më ka dhënë një vesh, që regjistron
Natë e ditë, bulkthat e
kanarinat
Çekiçët, turbinat, tullat,
stuhitë
Dhe zërin e ëmbël të atij
që dua
I falem jetës që më ka dhënë
kaq shumë
Më ka dhënë melodinë dhe
alfabetin
Me to flas, mendoj dhe deklaroj:
‘Nënë,’ ‘Mik,’ ‘Veëlla,’
dhe dritën që shkëlqen
Dhe rrugën nga e cila vjen
dashuria
I falem jetës që më ka dhënë
kaq shumë
Më ka dhënë aftësinë që të
eci me këmbët e mia të lodhura
Me to kam kaluar qyetet, pellgjet
Kodrat, shkretëtirat, malet,
fushat
Shtëpinë, rrugën, oborrin
tënd
I falem jetës që më ka dhënë
kaq shumë
Më ka dhënë një zemër, që
më shkakton rrënqethje
Kur shikoj frutin e trurit
njerëzor
Kur shikoj të mirën nga e
keqja
Kur shikoj brenda qartësisë
së syve të tu…
I falem jetës që më ka dhënë
kaq shumë
Me ka dhenë të qeshurën
dhe të qarën
Me to dalloj lumturinë nga
vuajtjen
Dy materialet nga formohen
këngët e mia
Dhe këngën tënde, po
ashtu, që është e njëjta këngë
Dhe këngën e kujtdo, që është
në këngën time.
I falem jetës…
…
Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti
https://www.youtube.com/watch?v=l93B3VYY8V0