A më gjen dot njeri dikë që ta dua?
Çdo mëngjes zgjohem dhe vdes nga pak
Mezi rri në këmbë
(pa shikojeni pak veten)
Shikohuni në pasqyrë dhe
qani
Zot, çfarë po më bën kështu
I kam kaluar të gjitha vitet duke besuar tek ti
Por nuk po gjej çlirim, o Zot!
Dikë, dikë
A më gjen dot njeri dikë që
ta dua?
Unë punoj fort (ai punon
fort) çdo ditë të jetës sime
Punoj deri sa më kërcasin kockat
Në fund (në fund të ditës)
marr me vete atë pagën që mezi e kam fituar
Ulem (poshtë) më gjunjë
Dhe filloj të lutem (i
lutem Zotit)
‘Deri sa lot më rrjedhin
poshtë faqeve
Zot, dikë, dikë (të lutem)
A më gjen dot njeri dikë
që ta dua?
(ai punon shumë) çdo ditë (çdo ditë)
Unë përpiqem, përpiqem dhe
përpiqem
Por të gjithë duan të më vënë përfund
Ata thonë se unë jam i çmendur
Ata thonë se kam shumë ujë
në tru
Nuk bëj kuptim për ta
Nuk kam askënd që të besoj
tek unë
Po, po, po, po
Nuk kam ndjesi, nuk kam ritëm
Më ka humbur ritmi (dhe vazhdoj
të humbasë dhe të humbasë)
Jam OK, jam OK (ai është
OK)
Nuk do të përballem me
asnjë dështim unë
Thjesht do të dalë jashtë
kësaj qelie burgu
Një ditë (një ditë) do të
jemi i lirë, o Zot!
Gjemë dikë që ta dua
Dikë…
Që ta dua…
A më gjen dot dikë që ta dua?
Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti