Dëgjo…në
botë…
Këtë orkestër zemrash që rrahin,
Një pranverë vdes dhe një tjetër vjen
Dhe çdo gjë ndryshon, dhe çdo gjë mbetet njësoj.
Lumturia nuk është jona,
Jo më shumë sesa dielli.
Dëgjo, dëgjo në botë
Këtë orkestër zemrash që rrahin,
Kudo ku ata takohen
Për sa gjatë?
Përpara nesh,
Dashnorë të tjerë kanë thënë: ‘Të dua.’
Si ne…
Përpara nesh,
Të tjerë kanë vuajtur, madje edhe kanë tradhëtuar,
Si…
Jo, nuk mendoj kështu! Mos mendo kështu!
Dashuria nuk është ky mjerim.
Dashuria, është ndërmjet krahëve të mi dhe të tu…
Si ne…
Përpara nesh…
Edhe të tjerë janë larguar kështu
Si..
Jo! Jo, si ne..Mos mendo kështu!
Ne vallëzojmë me të gjithë në tokë
Dhe ne do të vallëzojmë me këto fjalë.
Lërna të dashurojmë
Të gjitha ata që e deshën njëri-tjetrin,
Si ne…
Dhe si ata që do të vijnë pas nesh,
Dhe si ata që do të dashurojnë…
Pas nesh…
…
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti
https://www.youtube.com/watch?v=jad_Cp_qJKg