Do të të
shkruaj një këngë blu
Që të ëndërrosh si një fëmijë
Ku netët e tua nuk do të jenë të mbushura me mundime
Dhe kështu, gjatë ditës, ti do të këndosh
Që edhe të tjerët të shpresojnë po ashtu…
Kur ta ketë mësuar bota,
Atëhëre mund ta lësh ti jetën
Dhe atëhërë do të këndosh në qiej…
…Këngën Blu…
Do t’i bësh ëngjëjt të qajnë
Kur t’u rrëfesh vuajtjet e tua
Mbaji me vete duart e tua të bukura
Zemrën tënde, lotët e tu, dhe pastaj jetën tënde…
Kur Krishti vdiq mbi kryq,
Ai vuaji po aq shumë sa ti
Fale nënën tënde dhe Perëndinë
Dhe largohu nga toka, si një Perëndi…
…Këngën Blu…
Tani misioni yt është përmbushur…
Miqtë e tu, do t’i lësh edhe ata…
Përkëdheli flokët e fëmijëve,
Buzëqeshi të moshuarve në rrugën tënde
Ti, nuk ke më të nesërme:
Ato mëngjese të dhimbshme kanë përfunduar…
Shën Pjetri, ëngjëjt dhe Perëndia
Do t’i hapin portat e parasjsës për ty…
…Këngën Blu…
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti