Në puthjen
e tyre të dëshpëruar ishin
Të gjitha pendesat, të gjitha vuajtjet e botës,
Të gjitha vuajtjet e dashnorëve tanë
Që fati do t’i ndajë
Dy dashnorët që e kuptuan
Se kishte marrë fund…
Ishte, mes të tjerash,
Një puthje e mjerë lamtumire.
Ato ishin, mes të tjerash,
Dy zemra shumë të palumtura.
Ishte në puthjen e tyre
Në puthjen e tyre të dëshpëruar
Hutimi i një dashurie të madhe që është thyer
Hutimi i një dashurie të madhe
Kundër së cilës çdo gjë ecën me shpejtësi
Ishte në puthjen e tye
Dy jetë të humbura.
Ishte ky sekreti i madh për të cilën kalimtarët nuk duan
t’ia dinë,
Me të cilën kalimtarët talleshin
Dhe ndërsa ata talleshin me ne,
Talleshin me ne, ah! Kjo natë e dëshpëruar
Si sonte…
Ishte, mes të tjerash
Një puthje e mjerë lamtumire
Por papritur, ishte jona
Por papritur, ishim ne të dy…
Dhe ishe ti, dhe ishim ne
Ajo që pashë aty papritur…
Në atë puthje,
Në atë puthje të dëshpëruar…
…
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti