Nesër është
një ditë e re.
Një ditë ku çdo gjë është e pashpresë
Kur çdo gjë fillon.
Nësër është një ditë e re.
Pas një dashurie,
Një dashuri tjetër fillon.
Një djalë i vogël do të vijë duke fërshëllyer,
Nesër…
Krahët e tij do të jenë të mbushura me pranverë,
Nesër…
Zilkat do të tringërojnë në qiellin tënd,
Nesër…
Do të shikosh muajin e mjaltit që të shkëlqejë,
Nesër…
Sepse nesër:
Ti do të buzëqeshësh sërish,
Do të dashurosh sërish, do të vuash sërish,
Gjithmonë…
Nesër është një ditë e re.
Ne zemrën tënde të thyer përgjithmonë,
Ka ende dashuri.
Ti mendon se vuajtja jote është kaq e thellë
Se jeta jote do të mbaroj aty…
Vajza më e bukur në botë
Mund të japë gjithmonë më shumë nga sa ka…
…
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti