Ne mes te ketij shekulli
Ne u kthyem nga njeri-tjetri
Me gjysme fytyra dhe sy te plote
Si nje pikture egjiptiane antike
Dhe per nje kohe te shkurter
Une t’i perkedhela floket
Ne drejtim te kundert me udhetimin tend
Ne e thirrem njeri-tjetrin
Ashtu sic thirren emrat e qyteteve
Kur askush nuk ndal
Gjate rruges
E dashur eshte bota qe ngrihet heret ne djallezi
E dashur eshte bota qe bie te flere ne mekat dhe meshire
Ne perzierjen e vetveteve, ti dhe une
E dashur eshte bota
Toka pi njerezit dhe dashurite e tyre
Si vere
Per te harruar
Nuk mundet
Dhe si konturet e kodrave judeane
Ne nuk do te gjejme kurre paqe
Ne mes te ketij shekulli
Ne u kthyem nga njeri-tjeteri
Une pashe trupin tend, duke hedhur hije
Duke pritur per mua
Rripat prej lekure per nje udhetim te gjate
Tashme te shtrenguar pas gjoksit tim
Une fola duke levduar ijet e tua vdekatare
Ti fole per te levduar fytyren time kalimtare
Une t’i perkedhela floket ne drejtimin e udhetimit tend
Preka mishin tend, profet i fundit tend
Preka doren tende e cila nuk flinte kurre
Preka gojen tende qe ende mund te kendoje
Pluhuri i shkretetires e mbuloi tavolinen
Ku ne nuk hengrem
Por une shkrova mbi te me gishtin tim
Germat e emrit tend
Nga Yehuda Amichai
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti