E prek urrejtjen si nje gji i mbuluar
Pa ndalur shkoj nga veshja ne veshje
Duke fjetur ne distance
Une nuk jam, une nuk kam asnje dobi
Une nuk njoh askend
Une nuk kam asnje arme oqeani apo druri
Une nuk jetoj ne kete shtepi
Goja ime eshte plot me nate dhe uje
Hena e duruar vendos se cfare nuk kam
Ajo qe une kam eshte ne mes te dallgeve
Nje rreze uji, nje dite per vetveten
Nje thellesi hekuri
Nuk ka asnje batice-zbatice, asnje mburoje, asnje kostum
Nuk ka asnje zgjidhje te vecante shume te thelle per te tingelluar
Nje qepalle vicioze
Ndonjehere jetoj papritur dhe here te tjera ndjek
Papritur prek nje fytyre dhe ajo me vret
Nuk kam kohe
Mos me kerko kur vizaton fijen e eger apo rrjeten gjakderdhese
Mos me thirr: ky eshte profesioni im
Lerme ne mes te henes sime
Ne token time te plagosur
Vals nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia nga @nos.dejo_sergio.perissinotto