Dy ditëlindje
A do dëshironit të kishit dy ditëlindje? Mesa duket, ky ka qenë rasti i Igor Stravinsky-t, një nga kompozitorëve më të famshëm të shekullit të 20-të. Ai u lind më 17, ose 18 qershor 1882, në Oranienbaum, në Rusi. Konfuzioni rreth datës së saktë të lindjes së tij rrjedh nga fati se, në vendet ku njerëzit adhurojnë fenë ortodokse ata përdorin një kalendar të ndyshëm nga ai i përdorur në Amerikën Veriore.
Një familje muzikale
Origjina e familjes Stravinsky është polake, por ata ishin vendosur në Rusi vite përpara se të lindte Igor. Sic ndodh shpesh në familjet e kompoziorëve të mëdhenj, ata e dashuronin muzikën. I ati i Stravinsky-t ishte bariton opere pranë Operas Perandorake të Shën Petërburgut dhe megjithëse ai këmbënguli që Igor-i i ri të studionte për drejtësi (dhe, në fakt, Igor Stravinsky u diplomua për drejtësi nga Universiteti i Shën Petëgburgut më 1905), ai gjithashtu ushqeu një dashuri të madhe për muzikën tek i biri.
Stravinsky shikon Tchaikovsky-n
Stravinsky pa të atin të interpretonte në operan e Glinka-s ‘Rusina & Ludmilla’. Pas performancës, ai u lejua të shkonte pas skene dhe aty ai pa Tchaikovsky-n, të cilin e adhuronte shumë. Këto ishin dy javët e para përpara se Tchaikovsky të vdiste nga kolera.
Edukimi i Stravinsky-t me muzikën
Stravinsky i filloi studimet për muzikë kur ishte 9-të vjec me mësime në piano dhe muzikë. Në moshën 18-të vjecare ai u takua me Vladimir-in, djalin e kompoztorit të madh rus, Nicolai Rimsky-Korsakov. Nëpërmjet mikut të tij, ai takoi kompzitorin dhe filloi të mesonte orkestrim dhe muzikë me të. Rimsky-Korsakov organizonte mbledhje javore në shtëpi ku nxënësit e tij luanin kompozimet e tyre. Kjo ishte një përvojë me shumë me vlerë për Stravinsky-n e ri. Rimsky-Korsakov vdiq në vitin 1908, dhe pas atij Stravinsky nuk studio me askënd tjetër. Vite më pas, Stravinsky ia atribuoi Rimsky-Korsakov-it, Glazunov-it, Wagner-it dhe Tchaikovsky-t ndikimin e punës së tij. Ai gjithashtu pëlqente të shkonte në opera dhe teatër dhe të lexonte libra nga biblioteka e të atit.
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti