Perpara se te me hidhte letrat e pyeta:
“…mos u shterrofte kurre deshira ime per te shkruar
Per te pare dhe peshuar ne cdo fjale
Lehtesine apo puthjen e cdo endrre syhapur
Ashpersine apo dhimbjen e kurrizit tend
Gjaknxehtesine e bukurise se fragmentuar
Por ne naten ne Malmo
Shikuesi lexoi me ze te larte fuqine e tij:
Ai me siguroi se:
“Ti do te jetosh pak.
Nje gur apo dicka e dhunshme do te ta thyej koken;
Por perpara se te shikosh nje drite
Ti do te mbash peshen e gezimit te atyre qe e shikojne driten.”
Dhe papritur e korigjoi:
“Oh jo!
E kisha gabim!
Kjo leter mund te te beje qe te jetosh pergjithmone.
Sikur te ishte nje femije
Qe i futet detit me te dyja
Kembet ne te njejten kohe.
Nga Arturo Carrera
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti