Nata qielli eshte nje seks i hapur
Zjarri dremit
Uji i ngeshem vdes
Trupi humbet forcat
Perpara mesnates
Duke deshiruar qe te shikoje veten te vdekur
Tashme vdes
Koha eshte vec nje qemer funerali
Per ata qe gulcojne
Ne supersticione
Kufomat e mbajne mend vdekjen
Shume gjate perpara dyzete diteve te perdorimit
Pluhuri vetem mbyt ate qe eshte e harruar
Te vdekurit marrin fryme
Veshtrimi i tyre i shpuar
Goja e tyre e shqyera nga loja elektrike
E mjaullimes se pafundme
E teshtimes perfundimtare
Nga thithja dhe denesja
Nga lemza dhe gromesitja e fundit
Nese dashuria eshte biri i syrit
Zjarri biri i drurit
Dhe era biri i zbrazetise
Edhe pyjet mund te shpresojne per zjarrin
A ka nje dhimbje me te madhe te dashuruar me shkopin e saj
Sesa e imja?
Uthulla rigjalleron plaget e vjetra
Pagjumesia mpreh
Deget e nje ylli
Nje fryme shume e papritur
Dhe ajo avullon
Nese Zoti do te ishte nje balone
Kush dreqin eshte George Sand
Flaket spontane, nga Joyce Mansour
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
#art #poetry #joycemansour #painting #enkeledasuti #artcollage #robinisely