“Memento Mori”
Nga Terenti Graneli (poet gjeorgjian)
Tani bëj gabime më shpesh
Tani vjen qershori dhe përreth bari është i gjelbër
Emri im i shtrenjtë do të mbetet me poezinë
Zemra im dhe gjaku im në këtë ‘Momento Mori.’
Sot është tre qershor, por unë dua që të jetë trembëdhjetë
Rreth meje është një burg, purgator dhimbjeje
Nëse do të të doja jetën nuk do të lutesha për vdekjen
Toka nuk do të kishte qenë për mua një varr i zi
Diku afër maleve ka rënë shi, diku në male ka mjegull
Nuk kam njohur më parë një buzëqeshje të tillë
Tani po shikoj qiellin dhe qielli shkëlqen
Nga yjet, simbole të përjetësisë së bardhë
Tani nuk di se çfarë të bëj kur jam në këtë situatë
Kur fantazma e kohës ma përvjedh shpirtin
Unë jam një talent i fortë, një krijesë qiellore
Vendi im i butë është i kaltër
Çfarë mund të bëj unë, nata është e errët, e rëndë dhee pashpresë
Kujtoj fshatin tim dhe vendet e tij të shurdhët
Tani kërkoj diçka të ndryshme, diçka të ndryshme, pa një emër
E di që me siguri do të jem i humbur, i vdekur
Ditët po kalojnë ngadalë, dhe është vështirë të analizosh
E dashura ime! Nuk mund të vijë, për ty rruga është shumë e gjatë
Mbiemri im, ‘Graneli’ do të mbetet në këtë poezi
Zemra ime dhe gjaku im, kjo është ‘Momento Mori.’
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti