Nëpër rrymat e gjakut
Trupi im në trupin tënd
Pranverë e natës
Gjuha ime prej dielli në pyllin tënd
Trupi yt një bark i trazuar
Unë grurë i kuq
Nëpër rrymat e kockave
Unë natë
Unë ujë
Unë pyll që lëviz përpara
Unë gjuhë
Unë trup
Unë kockëdiell
Nëpër rrymat e natës
Pranverë trupash
Ti nata e grurit
Ti pyll në diell
Ti duke pritur ujin
Barku yt i trazuar me kocka
Nëpër rrymat e diellit
Nata ime në natën tënde
Dielli im në diellin tënd
Gruri im në barkun tënd të trazuar
Pylli yt në gjuhën time
Nëpër rrymat e trupit
Ujë natën
Trupi yt në trupin tim
Pranverë kockash
Pranverë diejsh
Boshti nga Octavio Paz
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti