Nëse gjendesh gjysëm lakuriq
Dhe zbathur në barin e ngrirë, duke dëgjuar
Sërish, murmurimin e madhe, tingëlluese të tokës që thotë
Ti je ajri i tanishëm dhe i ikur, që thotë
Çdo gjë që ti dashuron do të kthehet në hi
Dhe ti do t’i takosh atje, mos e
Ngri grushtin tënd. Mos e ngri
Zërin tënd të vogël kundër saj. Dhe mos kërko
Strehim. Por, mblidhi gishtërinjtë e këmbëve të tua
Në bar, shiko renë
Që zbret nga buzët e tua. Ec
Nëpër kopshtin e shkëlqyer të të fjeturit
Thuaj vetëm, faleminderit.
Faleminderit!
Faleminderit nga Ross Gay
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Firma e zbrazet, 1965, Rene Magritte