Njemije metamorfozat
Pranverat e shumta te humbura
Ne kopshtet e spitalit mendor
Tani dua te jem vetem
Fertilizova dy toka
Njera nuk mbante fruta
Por tjetra me dha dafina
Dhe me kete do te lidh belin tim prej virgjereshe
Dhe do te eci perpara nje altari
Me kujtime te dobta
Dhe do t’i jipem Perendise
Por tani, po mu tani
Dua qe me ne fund te jem vetem
Nga Alda Merini
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti