Cdo fjale qe kam shkruar,
e kam germuar me duart e mia nga fundi i shpirtit tim.
Dhe prej aty nxorra me te miren dhe me te keqen time.
Aty ishte cdo gje:
e nxire,
e terbuar,
e shperqendruar,
servile.
Germova aq thelle deri sa hapa nje grope.
Kjo menyre perplasjeje ishte e guximshme,
por e domosdoshme.
E bera per veten time,
ne menyre qe te plotesoja pjeset e nje puzzle,
dhe me pas formova nje pamje perfekte qe mund te me perfaqesonte.
Ndoshta e arrita.
Ndoshta jo.
Ndoshta do te me duhet te germoj serish per te gjetur fjale te renda dhe kokeforte,
dhe jo te shtruara per tu prekur, qe te mos te me dale me vetja nga rrezja e shikimit.
Kete nuk e di me siguri.
Por per nje gje jam i bindur.
Nga ajo vrime ne mish,
ka shume prej tyre
dhe secili prej tyre ka marre
dhe ka lene dicka.
Por vetem ti me le nje histori.
Nje histori te vertete,
te sinqerte,
besnike.
Pa kompromis
dhe me fjale aq perkefte sa qe duken si copeza lekure mbi vet mishin tim.
Nga Pedro Salinas
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Fotografia @alanshapiro515