Njerezit kerkojne rehati. Vetem per aq kohe sa nuk ka rehati, do te kete ndonje shprese per ta. – Thoreau
Jeta ime ka qene
Nje instrument
Per nje goje
Qe se kam pare kurre
Qe merr fryme ere
Qe se di se nga vjen
Duke organizuar dhe ndryshuar
Gjendjet e mia te humorit
Per te hapur
Nje te care
Per zerin tim
Apo te saj
Muze, Perendeshe e Bardhe
Nene me qumesht te padukshem
Zot androgjen
Ne gjirin e te cilit
Luftoj
Duke u kthyer keshtu apo ashtu
Duke besuar se jam
Une ajo qe skicoj
Jeten time
Dashurite e mia
Kur ne fakt
Eshte ajo, ai
Qe i skicon ato
Per hir
Te disa
Poemave ende te pashkruara
Duke gjarperuar neper ere
Duke gjarperuar si nje pirat
Varur ne nje kafaz
Nga nje argjinature e larte
Era fishkellen
Neper kockat e mia
Duke krijuar nje instrument
Kurrizin tim nje ksilofon
Seksin tim nje trendedseh
Qe tingellon
Buzet e mia te terhequra
Si lekure daulleje
Nuk dua t’ia di me
Se kush po me luan
Por frika
I ben floket
Te ngrihen perpjete
Ne kurrizin e
Duarve te mia
Kur mendoj se
Ajo nund te ndaloje
E megjithate une digjem
Per paqe
Po aq ethshem sa ti
Bekimin e embel martesor
Qe nuk pranon asnje
Shqetesim
Jeta e rehatshme
Qe mund poezine
Vatra para se ciles
Luajne femijet
Jo femijet e poeteve
Te llumit, te neurotikeve, te daemoniakeve
Por femijet faqemolle
Te borgjezeve
Bija ime enderron
Per paqe
Si une:
Martese, shtepi sic duhet
Bashkeshort sic duhet
Duke ushqyer nje seks
Te paenderrt
Dashuri si nje kukull e nxehte
Apo nje byrek me molle
Por muza
Ka plane te tjera
Per mua
Dhe per ty
Dashnore e dordoleceve
Duke na perkundur
Mbi kete perde te terrte
Duke terhequr fijet
Duke na goditur
Drejt Cornwall-it
Drejt Venecias, drejt Delfit
Drejt nje fare mbulese te pakontrolluar
Nje tente e mbajtur
Nga poli pulsues
Mbytur ne gjak
Pena e saj, lapsi i saj
Monoliti qe adhurojme
Poshte henes
Vezulluese
Poezia “Vellai im poet, qe kerkon paqe”
Nga Erica Jong
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti