Shiu i parë më kujton
Ngritjen e pluhurit të verës
Shiu nuk më kujton shiun e vjetvjetshëm
Një vit është një bishë e trajnuar pa kujtime
Së shpejti ju do të vishni sërish parzmoret tuaja
Të bukura dhe të dekoruara, për të mbajtur
Çorape të tejdukshme: Veten
Pelë dhe parzmore në një trup
Paniku i bardhë i mishit të butë
Në panikun e një vizioni të papritur
Të shenjtorëve antikë
Poezia “Shiu i parë”
Nga Yehuda Amichai
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Foto via @saintlouiscrystal