“Përvoja e frikës nuk është vëzhguesi i saj; ajo është vetë frika, vetë instrumenti i frikës.”
– J. Krishnamurti
Zbres në ëndrra
Në shpellën e së shkuarës sime:
Një fëmijë me një etiketë morgu
Në gishin e këmbës
Metalet e tmerrshme që gërvijnë
Në sirtarë morgjesh
Dhe bodrumi i ftohtë
Dhe përplasja e dyerve
Apo kur jam e ulur në shtëpinë e ëndrrave
Me gruan
E ish burrit tim të dytë
Ajo ankohet për të
Me pikëllim thyes
Dhe unë e ngushëlloj
(Mesa duket, ajo u martua me të, për mua).
Ndonjëherë zgjohem lakuriq
Në Beverly Hills
Tryeza shtruar për dhjetë, një darkë formale
Një shef studioje në të majtën time
Një aktor i trilluar në të djathtë
Nëpër tavolinë
Greta Garbo, Scott Fitzgerald,
John F. Kennedy & Marilyn Monroe-
Dhe vetëm unë nuk jam veshur siç duhet për darkën
Dhe përveçse jam e papërgatitur
Për provimin përfundimtar
Ku do të provohet
Vdekshmëria jonë
Dhe njëri prej nesh do të prishet
Si ëmbësirë
DËRGO PARASHUTA DHE PUTHJE!
DËRGOJI SHPEJT!
Po zbres në shpellën
E vetë frikës sime
Këmbët i kam të rënda
Këmbët prej hekuri të së shkuarës
Ashensori bie plumbç
Në bosht
Ngecur, ngecur në thellësinë
E ëndrrave të mia
Kyçur në qilar
Nga vetë unë i burgosuri
Minjtë dhe merimangat rrëshqasin
Nëpër kazanin e qymyrit
UNË STRUKEM NË QOSHE
UNË JAM FRIKA
Poezia “Pa parashuta”
Nga Erica Jong
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Video @visanstefan