Qëndro, i thashë
Luleve të këputura
Ato përkulën
Poshtë kokat e tyre
Qëndro, i thashtë merimangës
E cila u largua
Qëndro, gjethe
Ajo u skuq
E turpëruar për mua dhe vetveten
Qëndro i thashë, trupit tim
Ai u ul poshtë si një qen
I bindur për një çast
Duke filluar shpejt të dridhet
Qëndro, tokë
Luginash, kodrash, lumenjsh
Skarpatesh të fosilizuara
Gurash dhe rërash
Më panë mbrapsht
Me një shprehi ndryshuese, në heshtje
Qëndro, i thashë dashurive të mia
Secila u përgjigj
Gjithmonë
Poezia “Premtimi”
Nga Jane Hirshfield
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti