Kur te largohem,
Kam gjera per te perfunduar.
Shpetova gazelen nga duart e gjahtarit,
Por ajo vazhdoi te zhdukej,
Pa rifituar vetedije.
Keputa portokallin nga dega,
Por nuk mund qe t’ia zhvishja levoren,
Takova yjet,
Por nuk munda t’i numeroja.
Mora uje nga pusi,
Por nuk munda ta sherbeja ne gota.
Vendosa trendafilat mbi tabaka,
Por nuk munda te kerkoja kupat prej guri.
Nuk i kenaqa dashurite e mia.
Kur te largohem,
Kam gjera per te perfunduar,
Ne fillim.
Nga Nazim Hikmet
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti