Une pashe
Duart e tua mbi buzet e mia si gjilpera
Te mpira
Nga qepja e gurit
Dhe ti pyete
Nga je
Duart e tua duke lexuar mbi buzet e mia per
Disa rruge neper nete te pasigurta
Qe kembet e tua te gjejne shtepine
Nga je
Pyete ti
Duart e tua mbi buzet e mia
Si vetetime
Duke premtuar shi
Nje toke ku te gjithe dashnoret jane memec
Dhe
Perse po vajton
Pyete ti
Duart e tua mbi pragun tim si nje ylber
Qe ndjek shiun
Perse po vajton?
Une jam
Eja ne shtepi
Poezia “Piruete”
Nga Audre Lorde
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti