Zemra jote, nje portokall i akullt
Nga brenda pa drite
Me pamje te embel
Dhe veshtrim poroz ari
Nga jashte
Projekton veshtimin premtues
Zemra ime, nje granate e ethshme
Skuqjesh te grumbulluara dhe dylli te hapur
Qe vareset e saj ta ofruan ty
Me nje dashuri kokeforte
Oh, cfare sulmi thyerjesh
Shkojne ne zemren tende dhe gjejne akullin
E bores se pakalueshme dhe tmerruese
Rreth ngasherimes sime
Nje shami dore e etur po fluturon
Me shpresen se ne te une do te pi
Pjesa 5
Poezia ‘Vetetima qe nuk ndal kurre’
Nga Miguel Hernandez
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti