Deshira perkundrejt nevojes
Ne vogeli permbushja e nevojave thelbesore eshte e domosdoshme; ne vitet qe vijojne, rritja psikologjike ben qe instiktet te jene te kontrollueshme, domethene te deshirosh dhe jo te kesh nevoje, pra te racionosh kenaqesine. Ne fakt aftesia per te deshiruar te cilen njeriu e fiton ne moshe te pjekur, i jep atij mundesine te zgjedhe, te prese, te pranoje apo kundershtoje. Eshte njelloj si ndryshimi mes urise dhe oreksit: nevoja eshte uria qe te detyron te hysh ne restorantin e pare qe te del perpara; deshira eshte oreksi qe te lejon te zgjedhesh vendin se ku hahet me mire. Vetem kur zoteron nje lloj pavaresie psikologjike kalohet nga nevoja tek deshira.
Shkeputur nga libri ‘Frike nga dashuria’, nga Giacomo Dacquino, Si te shmnagesh dhe kapercesh deshtimet ne dashuri, perkthyer nga Agim Doksanj, Phoenix, 2000