Te veshtrosh nje lum te perbere nga kohe dhe uje
Dhe te kujtohesh se koha eshte nje lum tjeter
Dija se edhe ne jemi te humbur si nje lum
Dhe se fytyrat tona zhduken si uji
Te ndjesh se te zgjohesh eshte nje enderr tjeter
Se endrrat per te mos enderruar
Dhe se vdekja per te cilen kemi frike ne kockat tona
Eshte vdekja
Qe cdo nate ne e quajme nje enderr
Te shohesh cdo dite dhe cdo vit nje simbol
Te te gjitha diteve te njeriut dhe te viteve te tij
Dhe ta kthesh zemerimin e viteve
Ne nje muzike, ne nje tingull, ne nje simbol
Te shohesh tek vdekja nje enderr
Tek perendimi i diellit nje trishtim te arte
E tille eshte poezia
E perunjur dhe e pavdekshme, poezi
Qe kthehet si agim dhe perendim
Ndonjehere ne mbremje eshte nje fytyre
Qe na sheh nga thellesite e nje pasqyre
Arti duhet te jete ajo lloj pasqyre
Duke na treguar ne te gjitheve fytyren e tij
Ata thone se Uliksi, ishte i lodhur nga mrekullite
Vajtoi me lot dashurie kur pa Itaken
Te perunjur dhe te gjelber
Arti eshte ajo Itake
Nje gjelberim i perjetshem
Jo nje vend mrekullish
Arti eshte i pafundme si nje lum qe rrjedh
Qe kalon, e megjithate mbetet
Nje pasqyre per te njejtin Heraklit te paqendrueshem
I cili eshte i njejte, e megjithate nje tjeter
Si lumi qe rrjedh
Poezia “Arti i poeziae”
Nga Jorge Louis Borges
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Pasqyra, 1932, Pablo Picasso
#poetry #pablopicasso #painting #jorgeluisborges #enkeledasuti