Ti je nje pele qe vrapon vetem
Dhe ai perpiqet te te zbuse
Te krahason me nje rruge te pamundur
Me nje shtepi qe po digjet
Thote se ti po e verbon
Se ai nuk mund te te le dot kurre
Te te harroje
Nuk do asgje vec teje
Ti e magjeps
Ti je e paperballueshme
Cdo grua perpara apo pas teje
Zhytet ne emrin tend
Ti mbush gojen e tij
Dhembet i dhembin nga kujtimi i shijes
Trupi i tij thjesht nje hije e gjate qe kerkon tendin
Por ti je gjithmone shume e thelle
E frikesuar qe mund ta duash ate
Pa turp dhe sakrifikues
Ai te thote se asnje burre nuk mund
Te matet me burrin qe jeton ne koken tende
Dhe ti u perpoqe te ndryshoje
Apo jo?
E mbylle gojen tende me shume
U perpoqe te ishe me e bute
Me e bukur
Me pak e trazuar
Me pak zgjuar
Por edhe ne gjume ti mund ta ndjeje
Ate duke udhetuar larg prej teje ne endrrat e tij
Pra cfare kerkoje te beje, dashuri
T’ia shqyesh koken?
Nuk mund te besh shtepi nga qeniet njerezore
Dikush duhet te ta kete thene kete edhe me pare
Dhe nese ai kerkon te largohet
Atehere lere qe te largohet
Ti te tmerron
Ti je e cuditshme
Dhe e bukur
Dicka qe jo qe te gjithe
Dine se si ta duan
Poezia “Per grate qe jane te veshtira per t’i dashuruar”
Nga Warsan Shire
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti