Alkimisti: Varri te pret me dashuri. Dorezoju tokes. Ktheje mbrapsht ate qe ta kishin dhene borxh. Hiq dore nga kenaqesia jote, dhimbja jote, miqte e tu, te dashurit e tu, jeta jote, e kaluara jote, ajo qe deshiron. Do te dish se asgjeja, eshte i vetmi realitet. Mos ki frike, eshte kaq e lehte te japesh. Ti nuk je vetem, ti ke nje varr. Ajo ka qene nena jote e pare. Varri eshte dera per te rilindja jote. Tani ti do ta dorezosh kafshen tende besnike qe dikur e quaje trup. Mos u perpiq ta mbash, kujtohu, ta kishin dhene borxh. Dorezoji kembet e tua, seksin tend, floket e tu, trute e tu, gjithcka tenden. Ti nuk deshiron me te zoterosh, zoterimet jane dhimbja perfundimtare. Toka e mbulon trupin tend, ajo ka ardhur per te te mbuluar me dashuri, sepse ajo eshte mishi yt i vertete. Tani ti je nje zemer e hapur, e hapur per te marre thelbin e vertete te persosmerise tende perfundimtare. Trupi yt i ri, qe eshte universi, vepra e Zotit. Ti do te lindesh serish, ti do te jesh i vertete. Ti do te jesh ati i vetes, nena e vetes, vete femija yt, vete persosmeria jote. Hapi syte, ti je toka, ti je e gjelbra, ti je bluja, ti je Alefi, ti je thelbi. Shihi lulet, shihi lulet, shihi lulet per here te pare.
Filmi, Mali i Shenjte, 1973, regjia Alejandro Jodorowsky