Njeriu duhet te jete gjithmone i dehur.
Vetem kjo ka rendesi!
Kjo eshte nevoja jone me urgjente.
Qe te mos ta ndjeni peshen e tmerrshme te kohes
Qe ti thyen shpatullat
Dhe qe te perkul,
Duhet te deheni pa pushim.
Por me cfare?
Me vere,
Me poezi,
Apo me virtyt?
Si te duash.
Por dehu!
Dhe nese, ndonjehere,
Ne shkallet e nje pallati,
Ne barin e gjelber te nje kanali,
Ne vetmine e ftohte te dhomes tende,
do te jesh duke u zgjuar
Kur erresira tashme ka perfunduar,
Pyesni eren,
Dallgen,
Yllin,
Oren,
Cdo gje qe fluturon,
Cdo gje qe ofshan,
Cdo gje qe rrokulliset,
Cdo gje qe kendon,
Cdo gje qe flet,
Pyetini ato se cfare ore eshte:
Dhe era,
Dallga,
Ylli,
Zogu,
Ora do te te pergjigjen: “Eshte koha per t’u dehur!”
Qe te mos jeni sklleverit e martirizuar te Kohes,
Dehuni,
Dehuni,
Dehuni,
Dhe mos rreshtni kurre!
Me vere,
Me poezi,
Apo me virtyt,
Si te duash ti!
Poezia ‘Dehuni’ nga Charles Baudelaire.
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.