Ne jemi vetem ne menyre te papergjegjshme
Pergjithmone vetem
Dhe keshtu ka qene gjithmone kjo gje
Nuk ka qene nisur kurre per te qene ndryshe
Dhe kur te filloje lufta e vdekjes
Gjeja e fundit qe dua te shoh eshte
Nje unaze fytyrash njerezore
Varur siper meje
Me mire vetem miqte e mi te vjeter
Muret e vetes sime
Le te jene vetem ato atje
Une kam qene vetem
Por kurre i vetmuar
Une e kam kenaqur etjen time
Tek pusi i vetes sime
Dhe ajo vere ishte e mire
Me e mira qe kam pasur ndonjehere
Dhe sonte
Ulur
Duke veshtruar erresiren
Tani me ne fund e kuptoj
Erresiren dhe driten
Dhe gjithcka ndermjet
Paqja e mendjes dhe zemres vjen
Kur ne pranojme ate qe eshte
Se kemi lindur ne kete jete te cuditshme
Ne duhet te pranojme
Kumarin e humbur
Te diteve tona
Dhe te kenaqemi sado pak
Se po leme gjithcka pas
Mos qani per mua
Lexoni cfare kam shkruar
Pastaj harrojini te gjitha
Pini nga pusi i veteve tuaja
Dhe filloni serish
Poezia “Mendje dhe zemer”
Charles Bukowski
Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti