Ne nje perpjekje per t’i bere njerezit
Te shohin me shume ne syte e njeri-tjetrit
Dhe gjithashtu per te qetesuar memecet
Qeveria ka vendosur
Te ndaje ekzaktesisht per cdo person
Njeqind e gjashtedhjete e shtate fjale ne dite
Kur bie telefoni, e vendos tek veshi im
Pa thene ckemi
Ne restorant
Tregoj me gisht supen time me peta pule
Po pershtatem mire me kete menyre te re
Naten vone, i telefonoj te dashures sime ne distance te larget
I them me krenari
Sot kam perdorur vetem pesedhjete e nente
Te tjerat i ruajta per ty
Kur ajo nuk pergjigjet
Une e di se ajo i ka perdodur te gjitha fjalet e saj
Keshtu qe une i peshperis ngadale te dua
Tridhjete e dy dhe nje here te trete
Pas kesaj, ne thjesht rrime ne linje
Dhe degjojme njeri-tjetrin duke marre fryme
Poezia “Bota e qete”
Nga Jeffrey McDaniel
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Via @folklorepoetry_apoemfortheday