Nga REVISTA ARTPSER
VEPRA E FRANCISCO DE GOYA NJIHET PËR AFTËSINË E TIJ PËR TË
KOMBINUAR EMOCIONET ME HISTORINË. I lindur në Spanjë në shekullin e 18-të, Goya
konsiderohet një pioner i realizmit piktoresk. Ai punësohej shpesh nga mbretërorët
e asaj kohe dhe portretet e tij reflektojnë ndryshimet e vështira të shpeshta të
jetuara nga populli spanjoll. Megjithatë, drejt fundit të karrierës së tij,
Goya prodhoi disa nga veprat e tij tmerruese më të jashtëzakonshme.
GOYA ISHTE NJË PIKTOR I NATYRËS NJERËZORE: ai nuk ka prodhuar
kurrë një peisazh pa një figurë njerëzore. Karriera e tij u shtri gjatë një
kohe plot me ngjarje për Spanjën. Në të vërtetë, peninsula ndryshoi në mënyrë të
konsiderueshme me luftra dhe revolta të shumta. Specifikisht, po fillonin të
dukeshin pasojat e Revolucionit Francez, revoltat politike ishin më të
shpeshta, dhe shumë qeveri të paqëndrueshme pasuan njëra-tjetrën. Për më tepër,
Spanja ishte dëshmitare e lindjes së shkollave të reja të mendimit, të tilla si
Iluminizmin. Paralelisht, Katolicizmi mbeti një temë e rëndësishme në vend, ndërsa
besimet mbinatyrore ridolën në sipërfaqe.
Në këtë kontekst heterogjen Goya pikturoi një numër mbreslënës
portretesh dhe skenash historike. Tani ato janë thelbësore për analizimin e
variacioneve socio-politike të Spanjës. Modelet e Goya-s ishin individë të vërtetë,
të mbushur me gjallëri dhe ideale.
Piktura: Karli i IV i Spanjës dhe Familja e tij, 1800,
Francisco de Goya
Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-stories-behind-goyas-paintings/
Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti